Maqedoni

Kryesia qëndrore e ASH-së, zyrtarish solli vendim për tu bërë pjesë e qeverisë

09.02.2023 21:10

Pas referendumit partiak Kryesia qëndrore e ASH-së ka marrë vendim për të hyrë në qeveri...

Pas referendumit partiak Kryesia qëndrore e ASH-së ka marrë vendim për të hyrë në qeveri. Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari tha se ky vendim vjen pasi është dëgjuar zëri i anëtarësisë.

“Në paketë do të marrim dy zëvendësministra dhe tre ministra. Drejtësinë dhe Shëndetësin e kemi të sigurt, ndërsa e treta do të jetë ose Ministria e Informatikës ose Zëvendëskryeministër për Çështje Ekonomike”, u shpreh kryetari i ASH-së, Arben Taravari.

Taravari nuk deshi të komentojë paralajmërimet se Alternativa mund të largohet nga qeveria, pasi I janë marrë disa resorë. Ai tha se bisedimet që ASH të bëhet pjesë e qeverisë i ka zhvilluar me LSDM-në dhe kryemisnitrin Kovaçevski.

Taravari nuk dhe emra të kandidatëve për minsitra apo drejtorë nga rradët e kësaj partia. Pas vendimit për tu bërë pjesë e qeverisë në ASH do të vazhdojnë diskutimet për çështjet kadrovike, bën të ditur kreu i ASH-së. Taravari sqaroi se fillimisht do të zgjidhet qeveria e pastaj do të vijojë procedura për emërimin e drejtorëve.

Vendim për përfshirjen e ASH-së në Qeveri pritet edhe nga organet partiake të LSDM-së. Ndërsa të premten zyrtarisht do të nënshkruhet marrveshja për bashkëqeverisje mes kreut të ASH-së Arben Taravari dhe kryemisnitrit Dimitar Kovaçevski.  

VISAR SADIKI