Vuçiç priti përfaqësuesit e listës serbe
Vendimi për vazhdimin ose jo te pjesmarrjes së listës serbe në qeverinë e Kosovës do të sillet pas takimit midis Kosovës dhe Serbisë në Bruksel...

Kështu ka bërë të ditur sot në Beograd drejtori i zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Marko Gjuriq, pas takimit të sotëm në qeverinë e Serbisë me përfaqësuesit e serbëve të liustes serbe.
Takimi i ardhshëm do të mbahet pas bisedimeve në Bruksel më 9 shkurt ka thënë ai për mediat në Beograd. Shkarkimi i Aleksandar Jabllanoviqit nga posti i ministrit për kthim dhe komunitete në qeverinë e Kosovës, sipas Gjuriqit e ka përkeqësuar situatën para bisedimeve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.
Në takimin e sotëm në Beograd kanë marrë pjesë tanimë ish minsitri Aleksandar Jabllanoviq, Branimir Stojanoviq, zëvendës kryeministër aktual në qeverinë e Kosovës, Lubomir Mariq, ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal në qeverinë e Kosovës dhe Bratisllav Nikolliq, kryetar i Shtërpces.
