Maqedoni

MPB: Mos u bini pas mesazheve të rreme në emër të Ministrisë së Brendshme

10.02.2023 10:38

Mes qytetarëve po qarkullojnë mesazhe të rreme, të dërguara në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme...

Mes qytetarëve po qarkullojnë mesazhe të rreme, të dërguara në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në polici janë raportuar një numër i madh i rasteve të tilla. MPB bën me dije se bëhet fjalë për një mashtrim ndërkombëtar.
 
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, qytetarëve përmes këtyre mesazheve të rreme, u thuhet se marrësi i mesazhit duhet të paraqitet në gjykatë për gjoja përfshirjen e tij në procese gjyqësore dhe krime fiktive. Duke vepruar kështu, marrësi i mesazhit ftohet të kontaktojë dërguesin përmes një lidhjeje në Viber.
 
Ministria e Brendshme thotë se këto mesazhe janë një tentativë klasike e mashtrimit dhe qëllimi i mashtruesve është të marrin të dhënat personale të dërguesit, për t’i keqpërdorur më tej.
Mesazhe të tilla elektronike me përmbajtje të ngjashme u dërgoheshin më parë qytetarëve nga vendet e rajonit, thonë nga MPB.