Botë

Shoqëria civile në Serbi: Kosova, kusht për hyrje në BE

10.02.2023 11:18

Në Serbi, shoqëria civile po konsideron se arritja e një marrëveshjeje dhe njohja e Kosovës...

Në Serbi, shoqëria civile po konsideron se arritja e një marrëveshjeje dhe njohja e Kosovës, është kusht para anëtarësimit të këtij vendi në BE. Ne konferencën e Konventës Kombëtare për Bashkimin Evropian, përfaqësues të shoqërisë civile në Serbi, thanë se kërkesa për të mos e kundërshtuar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare është thelbi i propozimit franko-gjerman, i cili sipas tyre, është i pandryshueshëm. Sipas tyre, këto negociata janë kyçe, pas të cilave do të mbetet vetëm të negociohet njohja dhe zbatimi i marrëveshjes. Arritja e marrëveshjes shihet si agjendë për stabilitetin e rajonit.
 
“Kushti që Serbia të njoh Kosovën para hyrjes në BE nuk është i vjetër, kjo është kërkesa e Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së. Kjo është e qartë edhe për Beogradin zyrtar, që në ditën e hyrjes në BE, Serbia duhet ta njoh Kosovën, mirëpo ky është një proces, i cili mund te zgjate prej 7 deri ne 10 vjet.”, deklaroi Dragisha Mijaçiq nga Grupi Punues i KKBE.
 
“Tani interesat janë përputhur, sepse për shkak të situatës gjeopolitike duhet të sigurohet stabiliteti në këtë pjesë të Evropës, dhe se problemi i Beogradit dhe Prishtinës paraqet kërcënimin më të madh ndaj atij stabilizimi.”, tha Bojana Sellakoviq nga Konventa Kombëtare për Bashkimin Evropian.
 
Sipas përfaqësueseve të shoqërisë civile serbe, propozimi franko-gjerman nuk do të ndryshohet, vetëm po negociohen detajet e vogla, siç është fjalori që do t'u përshtatet palëve.