Keri me 51 pikë, sjell fitore të re për Golden State

05.02.2015 19:19

Golldën Stejti arriti të mposht Dallasin me 128:114, në derbin e mbrëmjes së shkuar në NBA dhe më së shumti fal yllit numër një të skuadrës, Stefon Keri...

Basketbollisti numër një I skuadrës nga Oukllandi, e cila ka bilancin më të mirë deri më tani, me 39 fitore e tetë humbje, në fitoren e re kontriboi me 51 pikë, katër kërcime e poaq asiste, në një sfidë në të cilën skuadra e tij kishte dizavantazh edhe prej 22 pikësh.

Nga ana tjetër, skuadra më e mirë në Konferencën e Lindjes, Atllanta, pas humbjes e cila ndërpreu serinë prej 19 gëzimesh rresht, iu kthye fitoreve shumë shpejtë. Hauksat, ishin më të sukses`shëm se Uashingtoni, duke triumfuar me 105:96, për triumfin e 41-të sivjet, në të cilin më së shumti u evidentua Xhef Tigo, me 26 pikë e tetë asiste.

Nga takimet tjera, veçojmë edhe fitoret e San Antonios ndaj Orllandos, si dhe të Okllahomës kundër Nju Orleansit. (Mustafa Ademi, TVM2)