Maqedoni

Bekteshi: S’ka subvencionim të rrymës për kompanitë që nuk i kanë liruar produktet

10.02.2023 14:44

Kompanitë e industrisë ushqimore të cilët kanë shfrytëzuar masën për subvencionim të energjisë elektrike..

Kompanitë e industrisë ushqimore të cilët kanë shfrytëzuar masën për subvencionim të energjisë elektrike dhe nuk i kanë ulur çmimet në përputhje me marrëveshjen me qeverinë, do ta humbasin këtë mundësi, ndërsa ata që e kanë respektuar marrëveshjen do të mund edhe më tej ta shfrytëzojnë këtë masë, deklaron  ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi. Sipas analizave të ministrisë së ekonomisë kjo masë do të ndikojë që çmimet e produkteve ushqimore bazë  të ulen prej 7 deri 12 %. 
 
“Disa prodhues vendor veç më kanë ulur çmimin nga 7-12 %, por për fat të keq disa nuk i kanë ulur çmimet dhe do të duhej që në fund të muajit të kemi raport përfundimtar nga ana e inspektoratit të tregun dhe në bazë të atij raporti  do të merren vendime. Sipas gjendjes së shpallur të krizës, vendimet mund të jenë edhe selektive dhe mundet që për ato kompani që nuk i kanë ulur çmimet mos të vlejë më kjo masë.”, - deklaroi ministri i ekonomisë, Kreshnik Bekteshi.
 
Kovaçevski: Nuk pritet rritje e çmimit të rrymës nga 1 korriku
 
Ndërsa, sa i përket rritjes së çmimit të energjisë elektrike edhe ministri i ekonomisë edhe drejtori i EMV-së, sigurojnë se nuk pritet rritje e çmimit në qershor atëherë edhe kur është paraparë të njoftohet çmimi i ri.
 
“Ne po mundohemi në këtë periudhë me angazhimin tonë që t’i plotësojmë të gjitha nevojat, para se gjithash të qytetarëve. Të ulim blerjet apo importin e energjisë elektrike, gjithashtu të ulim edhe harxhimet ku me rritjen e prodhimit vendor po zvogëlohen shpenzimet e energjisë elektrike dhe mundësojmë në periudhën nga muaji qershor kur duhet të vendoset çmimi për energjinë elektrike prej 1 korrik deri 31 dhjetor qeveria, ministrisë përkatëse dhe komisioni rregullator të mos ketë rritje të energjisë elektrike.”, - theksoi drejtori i EMV-së, Vasko Kocavenski.
 
Sa i përket asaj se prej 1 qershorit sipas ligjit duhet të rritet TVSh-ja nga 10 në 18% autoritet thonë se nuk është diskutuar, por në drejtim të ruajtjes së standardit të qytetarëve nuk përjashtohet që TVSh-ja për energjinë elektrike të mbetet e njëjtë.
 
GAZMEND KURTISHI