Maqedoni

AShAM: Rishqyrtimi i ligjit mund të zgjidhë problemin

10.02.2023 15:01

Punonjësit e AShAM prej dje janë në grevë për paga më të larta...

Punonjësit e AShAM prej dje janë në grevë për paga më të larta, sipas tyre vetëm me rishqyrtimin e Ligjit për AShAM mund të zgjidhet problemi i tyre. Gjithashtu apelojnë tek institucionet kompetente që të sigurojnë trajtim adekuat financiar të Akademisë përmes mbështetjes adekuate buxhetore, si dhe zgjidhje të shpejtë të mospërputhjeve në legjislacionin ekzistues, për të mundësuar statusin e duhur të punonjësve të Sekretariatit dhe shërbimeve profesionale si dhe bashkëpunëtorëve shkencorë.
 
“Fillimisht duhet të ndryshohet ai ligj dhe për të ndryshuar atë ligj duhet të reagojë kryesia e AShAM, e vetmja dhe kompetente që mund ta bëjë këtë. Ligji duhet të hapet, nuk ka rrugë tjetër për ta zgjidhur problemin tonë.”, - deklaroi kryetari i organizatës sindikale të MANU-së, Blazho Vujoviq.
 
“Kjo sindikatë nuk i mbulon bashkëpunëtorët profesionistë në qendrat kërkimore të AShAM, të cilët janë një kategori tjetër e të punësuarve dhe janë të përfshirë edhe në Ligjin për AShAM dhe për ta ligji parashikon kontratë kolektive. Ligji nuk parashikon kontratë kolektive për ne dhe për gjashtë e më shumë vite ndoshta shumë kolegë ende nuk kanë miratim nga Ministria e Financave për ngritje në detyrë, gjë që u takon ligjërisht.”, - theksoi këshilltari për bashkëpunim ndërkombëtar – AShAM, Goce Aleksoski.
 
Sa i përket mbështetjes nga ana e akademikëve, punonjësit në AShAM thonë se tani për tani kjo është vetëm deklarative dhe si e tillë deri më tani nuk ka sjellë ndonjë rezultat. 
 
REJHANE METAJ