Botë

Tërmeti në Siri dhe Turqi, vazhdojnë të nxirren të mbijetuar, numri i viktimave mbi 22 mijë

10.02.2023 15:49

Pas pesë ditësh kërkime ekipet e shpëtimit në rajonet e prekura në Turqi dhe Siri vazhdojnë të gjejnë të mbijetuar...

Pas pesë ditësh kërkime ekipet e shpëtimit në rajonet e prekura në Turqi dhe Siri vazhdojnë të gjejnë të mbijetuar të tjerë nën rrënoja. Ekipet e kërkim-shpëtimit si rezultat i përpjekjeve të tyre të palodhura, pas 101 orësh arritën të nxjerrin të gjallë nga rrënojat  nënë e bir në Dijarbakër. Nëna Sebahat Varli 32 vjeçare dhe djalin e saj 10-vjeçar Serhat, të cilët ndodheshin nën një godinë të shembur.  

Një tjetër mrekulli ndodh në Antakya të Hatay-të pas 105 orëve kërkime, ekipet e shpëtimit nxjerrin të gjallë nga rrënojat 8-vjeçaren Tanem, babain e saj Gokhan Cem Okur dhe gjyshen Safiye Okur. 
 
Mrekullia tjetër pas 105 orësh ka ardhur nga Kahramanmaras. Pasi djali Aras 12 vjeç u shpëtua bashkë më nënën. Gjithashtu Zejnepi 40 vjeçe pas 101 orësh doli nga rrënojat. Ajo kishte qëndruar gjithë këto orë e mbuluar me trupin e bashkëshortit që nuk I mbijetoi tërmetit
 
"Të gjithë këtu në vendngjarje jemi shumë të lumtur për shpëtimin dhe të impresionuar thellë nga forca e gruas. Zeynep është furnizuar me lëngje përmes një zorre e cila ka rrjedhur aty.”, - thanë ekipi i shpëtimit.
 
Shpresat për të mbijetuar të tjerë nuk shuhen, ekipet vazhdojnë kërkimet.
 
“Ne gjetëm disa të mbijetuar, por edhe trupat e viktimave. Ne përpiqemi të shpëtojmë sa më shumë jetë njerëzish, sapo dëgjojmë ndonjë tingull të vogël nën gërmadha, gërmojmë në atë pjesë, për të shpëtuar të mbijetuarit.”, - u shprehën ekipi i shpëtimit.
 
Në Siri dhe Turqi varrosën viktimat e kësaj tragjedie. Brenda sallës së sportit, vendosen kufomat që nxirren nga gërmadhat. Njerëzit këtu kërkojnë të afërmit e tyre. Kjo nënë, humbi fëmijën e saj dhe këtu e gjeti trupin e tij.
 
"Një nënë e morri në gjoks fëmijën e saj që kishte humbur jetën nga tërmeti dhe kjo më preku shumë. Unë vetë kam një vajzë dyvjeçare dhe po mendoja për të. Përvoja të tilla janë shumë prekëse.”, - theksoi punonjësi vullnetar i ndihmës, Samet Gumus.
 
“Kam humbur djalin dhe nusen, ndërsa dy nipërit e mi janë ende nën rrënoja. Duhet ta përjetoni këtë për ta kuptuar. Nuk mund ta përshkruaj dhimbjen"
 
Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan, tha se brenda një viti, do të ndërtohet nga e para gjithçka që është shkatërruar .
 
“Jemi të vendosur të ndërtojmë të gjitha ndërtesat e shkatërruara brenda 1 viti. Do të sigurojmë banesa për të gjithë qytetarët që janë të vendosur nëpër çadra derisa të bëhen ndërtimet e banesave të reja. Pikërisht, në këtë vend do të bëhen banesat e reja. Po përgatitemi të japim 15 mijë TL së bashku me zhvendosjen për çdo familje.", - deklaroi presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.
 
Nga tërmeti i 6 shkurtit në Turqi dhe Siri jetën e kanë humbur  22.375 njerëz, 18.991 janë vetëm në Turqi, ndërsa 3.384 janë në Siri. Më shumë se 75.000 njerëz janë shpëtuar. Tërmetet me magnitudë 7,7 dhe 7,6 ballë të shkallës Rihter, epiqendra e të cilave ishte në provincën Kahramanmaras, u ndjenë nga 13 milionë njerëz në 10 provinca, përfshirë provincat Adana, Adıyaman, Diyarbakir, Gaziantep, Hatay, Kilis, Malatya, Osmaniye dhe Sanliurfa. Tërmetet u ndjenë në disa vende në rajon, përfshirë Sirinë dhe Libanin. Aktualisht nw terren po punojnë më shumë se 121.128 pjesëtarë të ekipeve të kërkim-shpëtimit. Rreth 75.780 njerëz janë evakuuar nga rajonet e goditura nga tërmeti në Turqi.
 
FARIJE DAUTI BAKIJU