Maqedoni

Politikat qeveritare në energjetikë, Bytyqi: Rezultatet e para priten këtë vit

10.02.2023 16:36

Edhe pse në arkën e shtetit për vitin 2023 një pjesë e madhe e parave janë dedikuar për sektorin e energjetikës...

Edhe pse në  arkën e shtetit për vitin 2023 një pjesë e madhe e parave janë dedikuar për sektorin e energjetikës në masa të caktuara si subvencionim për kategoritë më të rrezikuara, por dhe për kompanitë në sektorin e industrisë ushqimore që do të kontribuonte në uljen e çmimeve, efektet nuk janë të kënaqshme, si për qytetarët, ashtu dhe për kompanitë. zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi për TVM2 thotë se kjo krizë është pasojë e keq menaxhimit me këtë sektor.
 
“Ndonjëherë ballafaqohesh me pasojat e keqpolitikbërjes së atyre që kanë qenë para teje dhe në energjetikë asgjë nuk bëhet brenda natës, por duhet një periudhë më e gjatë. Vendimi ynë i sotshëm për të investuar në kapacitet energjetik efekti do të vijë pas 5 viteve, por në rastin më të keq pas 10 viteve. Vendosim bazament të mirë për investime në sektorin e energjetikës për energjinë e ripërtritshme. Sikur të kishte pak poltikbërje më të mirë, sot nuk do flisnim për pasojat dhe kemi eliminuar gjitha shkaqet që politikbërësit që vijnë pas, të mos kenë pasoja.”, - deklaroi zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi.
 
Bytyqi: Digjitalizimi, forma për zero korrupsion
 
Mungesën e efekteve në sferën e energjetikës brenda 8 viteve të qeverisjes së këtij koalicioni, Bytyqi e arsyeton me faktin se mjetet publike janë të detyruar që t’i investojnë edhe më tej në infrastrukturë, arsim dhe shëndetësi. Sipas Bytyqit një nga treguesit që flet për ekonomi të shëndoshë është zero korrupsioni që fatkeqësisht raportet e fundit thonë se në RMV kjo sferë lë shumë për të dëshiruar. Bytyqi rekomandon digjitalizim dhe angazhim më të theksuar. 
 
“Digjitalizimi është mënyra më e drejtë për luftën kundër korrupsionit, eliminimi i faktorit, njëri në çdo proces do të jetë lufta më e drejtë. Digjitalizimi është përgjigje ndaj çdo niveli. Nuk mund të ketë nëse korruptohesh për 1 denar dhe 1 mln denarë, është njëjtë, dëmi është shumë më i madh për atë 1 mln, andaj synimi ynë është te luftojmë në gjitha nivelet dhe të mos amnistojmë asnjë. Nuk tolerohet dhe nuk do të tolerohet dhe dalëngadalë enti shtetëror për auditim ka filluar të bëjë punën ashtu siç duhet të bën, duke hyrë në institucione ku raportet trajtohen ashtu siç duhet.”. 
 
Mungesa e publikimit të të dhënave për shpenzimet e qeverisë në samitin e verës për pije në Beograd në vlerë prej 400 mijë euro, Bytyqi thotë se mund të jetë çështje teknike . 
 
GAZMEND REXHEPI