Maqedoni

Solidariteti në vepër, 10 karroca elektrike për shoqatën “Mirësia”

10.02.2023 16:58

Komuna e Çairit, Agjencia për komunikime elektronike dhe donatorë anonimë dhuruan 10 karroca...

Komuna e Çairit, Agjencia për komunikime elektronike dhe donatorë anonimë dhuruan 10 karroca elektrike shoqatës “Mirësia”. Kryetari i kësaj shoqate, Abaz Berisha u shpreh mirënjohës për  donacionin.  Tha se këto karroca janë ndihmë e madhe për personat me nevoja të veçanta 
 
“Kjo është një ndihmë që nuk mund të përshkruhet me fjalë, vetëm ata njerëz që janë në gjendjen tonë mund ta kuptojnë se sa është e rëndësishme se kjo, ndoshta për dikë është gjë minore, por për ne është madhore. Me të vërtetë po të jesh i mbyllur brenda katër mureve, vetëm ai që është në atë gjendje mund ta kuptojë.”, - deklaroi kryetari i shoqatës “Mirësia”, Abaz Berisha.
 
“Neve si institucione na ngelet vetëm që t’i përgjigjemi pozitivisht sipas mundësive tona që t’i ndihmojmë sadopak që mundemi për secilin person që ka nevojë.”, - theksoi drejtori i Agjencisë për komunikime elektronike, Jeton Akiki.
 
“Edhe komuna e Çairit u kyç në këtë projekt, jam i bindur nga themelimi që kjo shoqatë ka kërkuar bashkëpunim, ne e kemi ofruar bashkëpunimin dhe ne shohim se çdo gjë çdo projekt, e kanë me qëllimin më të pastër, me synim për t’u ofruar kushte sa më të mira apo për t’i ndihmuar të gjithë këta persona me nevoja të veçanta.”, - u shpreh kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu.
 
Shoqata “Mirësia” ndau mirënjohje për kontribuuesit në këtë projekt .

VLORA LATIFI TOPOJANI