Maqedoni

Ministria e kulturës, ndahen 12.5 milion euro për projekte

10.02.2023 17:42

Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit është 12.5 milionë euro...

Buxheti për mbështetjen e projekteve në kulturë për këtë vit është 12.5 milionë euro, ndërsa janë regjistruar 3.355 aplikime përkatëse, ndërsa janë refuzuar 332  nga ato, theksoi sot Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska në konference për media ku shpalosi rezultatet e konkursit vjetor për financimin e projekteve me interes nacional në fusha të veçanta dhe aktivitete kulturore për vitin 2023.
 
“Komisionet që kanë marrë vendime për aplikimet sipas veprimtarisë, i kanë qëndruar besnike parimeve, cilësisë së projekteve, rëndësisë së tyre për interesin publik në kulturë, rëndësisë së tyre për nevojat e qytetarëve, mbështetjes së të rinjve dhe stimulimin e krijimtarisë së tyre, përkrahja e projekteve të dedikuara për fëmijët, përkrahja e kulturave të bashkësive etnike, mbështetja e projekteve për të kategoritë e rrezikuara dhe të margjinalizuara si dhe parimi i barazisë gjinore. Komisionet u treguan të kujdesshëm për të mbështetur projektet e aplikantëve që ende nuk kanë shfrytëzuar mjete nga buxheti i Ministrisë së Kulturës.”
 
Besoj se projektet e përzgjedhura do të jenë një vlerë e shtuar në perceptimin e kulturës por edhe nxitje për artistët dhe autorët që të vazhdojnë të investojnë në karrierën e tyre profesionale, shtoi Kostadinovska-Stojçevska.
 
LEUNORA KALIQI