Maqedoni
Kuvend, ASK me shef të kontrollit të brendshëm
10.02.2023 18:04
Mile Kostov mori mbështetjen e shumicës në Komisionin për mbikëqyrjen e punës së ASK-së...

Mile Kostov mori mbështetjen e shumicës në Komisionin për mbikëqyrjen e punës së ASK-së dhe për gjashtë vite do të kontrollojë punën e brendshme të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare. Ai vjen nga radhët e të punësuarve, me propozim të drejtorit të ri Zharko Milloshevski.
Mile Kostov e plotëson këtë pozitë në ASK pas 20 muajsh. Jurist i diplomuar me përvojë 28 vjeçare në fushën e antiterrorizmit. Miloshevski e mbrojti propozimin me dyer të mbyllura sepse sistematizimi i agjencisë është sekret shtetëror. Mbetet dilema nëse Mile Kostov i është nënshtruar testit të poligrafit, i cili është kusht bazë për këtë pozicion.
Ai ka 11 muaj deri në pension, që sipas ligjit.Milloshevski arriti t'i bindë deputetët, teksa drejtori i mëparshëm Viktor Dimovski nuk e arriti ta bëjë këtë, dhe të ëmrojë Zlatko Nikollovskin në këtë pozitë.
Millosevskit gjithashtu koë më parë emëroi dy bashkëpunëtorë të tij nga Departamenti për bashkëpunim ndërkombëtar në pozita drejtuese, teksa ishin përfshirë në procedurë disiplinore për skandalin me kalorësin nga Ukraina Oleksandr Onishçenko.
