Luftime të ashpra në Afganistan, vdesin 18 njerëz
06.02.2015 14:31
Së paku 18 militantë dhe një pjesëtar i forcave afgane të sigurisë janë vrarë në lindje të Afganistanit....
Zyrtarët thanë se luftimet janë zhvilluar në distriktin nazyan të provincës Nangarhar, që gjendet në afërsi të kufirit me Pakistanin.
Azrat Hussain Mashriqiwal, zëdhënës i policisë provinciale, ka njoftuar se 26 militantë të tjerë dhe dy policë janë plagosur gjatë luftimeve që kanë përfunduar mbrëmjen e së mërkurës.
Ai tha se një sasi e armëve dhe e municionit është kapur nga militantët. Një i moshuar fisnor ka njoftuar se gjashtë civilë janë vrarë gjatë betejës.
