Kuvend, të hënën seanca për rekonstruimin e Qeverisë

11.02.2023 14:17

Kryeministri, Dimitar Kovaçevski....

Kryeminsitri Dimitar Kovaçevski i ka dorëzuar kuvendit propozimin për rekonstruimin e qeverisë me zgjidhjet kadravike nga Aleanca për Shqiptarët si partner i ri i kualicionit qevritarë.

Ndërkohë kryetari i kuvendit Talat Xhaferi ka thirrur për të hënën në ora 15:00 seancën e 104 kuvendore, në rend dite të së cilës është vendosur rekonstruimi i qeverisë.

Pikë e parë e rendit të ditës të seancës së 13 shkurtit është shkarkimi i minsitrit të shëndetësisë Bekim Sali, atij të shoqërisë informatike Admirim Aliti, si dhe të Xhemal Çupit ministër pa resor, të cilët janë kuadro të partisë Alternativa.

LSDM, zgjerimi shumicës rritë stabilitetin politik

Ndërsa më pas do të vazhdohet me debatin pë votimin e përbërjes së re qeveritare. Me përfshirjen e ASH-së si partner i ri në qeveri krijohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje e efikasitetit të punës së Kuvendit dhe institucioneve, stabilitet i cili do të mundësojë të vazhdojmë me reformat në ekonomi, gjyqësi dhe integrimin e vendit në BE, vlerësojnë nga LSDM.

“Rritja e shumicës, mundëson vazhdimin e përparimit me tranzicionin energjetikm, me nismat ekonomike si Ballkani i Hapur dhe bashkëpunimin rajonal. Krijohen kushtet për përparimin e sundimit të  drejtësisë dhe luftën kundër korrupcionit. Përkrahje më të madhe merr plani për partneritetin strategjik me SHBA-të dhe avancimin e mardhënieve të mira me fqinjët. Freskimi kadrovik do të sjellë energji të re në realizimin e masave dhe politikave të qeverisë së udhëhequr nga LSDM” - tha Darko Kaevski nga LSDM.    

LSDM, Alternativa refuzoi bashkëpunimin në këtë moment

Njëherit nga LSDM ftojnë Alternativën që të vazhdojnë bashkëpunimin, edhe pse siç thonë nga kjo parti Alternativa nuk i është përgjigjur ofertës për të vazhduar bashkëpunimin.

“Dham hapësirë dhe propozime për zgjidhje që me potencialin e tyre kadrovik edhe ata të japin kontributin e tyre në kualicion por për fat të keq ata nuk dhanë propozimin e tyre që defakto vendosën ta refuzojnë bashkëpunimin në këtë moment” - u shpreh Kaevski.

Alternativa, vendimin përfundimtarë e sjellim të dielën

Nga Alternativa thonë se ata do të sjellin vendim të dielen në kuvendin partiak. “Kovaçevski e ka ditur se ne e kemi mbledhjen e Kuvendit të partisë nesër dhe nuk e dimë pse ai sot ka dorëzuar në Kuvend iniciativën për rikontruimin e Qeverisë. Për këtë do të duhet ta pyesni Kryeministrin. Ne do të flasim nesër pas mbledhjes së Kuvendin”, thonë nga Alternativa.

Ndërkohë nga ASH- kanë njoftuar se Krenar Lloga, është propozuar për Ministër të Drejtësisë, Fatmir Mexhiti, Ministër i Shëndetësisë dhe Azir Aliu, Ministër i Shoqërisë Informatike dhe i Administratës Publike.

Vjollcë Berisha, Zëvendës Ministre e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, si dhe Tiron Jajaga, Zëvendës Ministër i Mbrojtjes. 

Ky ekip do të përkrahet nga një numër i madh i zyrtarëve të shpërndarë në shumë drejtori dhe agjencione në të gjitha fushat e jetës publike, thonë nga partia e Taravarit.

ASH, po marrim përgjegjësinë në të mirë të qytetarëve

“Futja e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri është e bazuar në parimet e demokracisë së brendshme dhe të demokratizimit të shoqërisë, në një kohë kur Maqedonia e Veriut përballet me kriza të shumëfishta, që të gjitha përcaktuese për orientimin pro-perëndimor të vendit. Aleanca për Shqiptarët po merr përgjegjësinë si parti shtetndërtuese, e bindur se me sinqeritet dhe me pastërti, me transparencë dhe demokraci, do të prodhojmë vlera dhe rezultate, për të mirën e qytetarëve dhe për të mirën e ekonomisë, demokracisë dhe drejtësisë në Maqedoninë e Veriut”, kanë theksuar nga ASH.

Përveç kuadrove të ASH-së, do të ketë edhe ndryshime tjera në kabinetin qeveritarë. Për minsitre të re të ambientit jetësorë është propozuar Kaja Shukova nga LSDM, në vend të Naser Nuredinit nga BDI.

Poashtu LSDM merr zëvendës misnitrin e drejtësisë ku është propozuar Viktoria Avramovska Madiq nga LSDM dhe Maja Manoleva në shëndetësi.

BDI merr edhe postin e zëvendës minsitrit të arsimit ku është propozuar Agim Nuhiu. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)