VMRO-DPMNE, rekonstruimi i qeverisë për interesa të ngushta
Ndryshimet e reja në qeveri....

Ndryshimet e reja në qeveri janë rezultat i pazar tre kualicionit vlerësojnë nga VMRO-DPMNE dhe nuk kanë të bëjnë me marrveshje stabile për zhvillimin e vendit. Kështu vlerësojnë nga VMRO DPMNE-ja opozitare sipas të cilës vendi ndodhet në gjendje dëshpëruese.
“Ndryshimet e raja janë për të mbajtur qeverinë historikisht më të pa aftë në gjendje të komës artificiale në aparate dhe të shpëtohen bizneset dhe tenderët edhe ndonjë muaj më tepër e jo të përmirësohet gjendja dëshpëruese në të cilën ndodhet vendi për shkak të paaftësisë së dyshes Kovaçevski-Ahmeti” – tha Naum Stoilkovski nga VMRO-DPMNE.
VMRO-DPMNE ka kritikuar edhe propozimet e kuadrove të reja për minsitra dhe zëvendës minsitra.
Lëvizja Besa, mund të mos i votojmë ndryshimet kushtetuese
Në opozitë mbetet edhe Lëvizja Besa sipas të cilës qeveria aktuale nuk ka qëndrime stabile. Nga kjo parti lënë hapsirë edhe për të mos i votuar ndryshimet Kushtetuese, nësë nuk pranohet kërkesa për largimin e 20 % -it nga Kushtetuta.
Blerim Sejdiu nga Lëvisja Besa në emisonin “Intervista” në TVM2 thekson se edhe nga opozita janë mbështetës të reformave të BE-së, ndërsa kualicionimet e fundit i quajti luftë për interesa personale dhe politika ditore.
“Ka gjasa edhe të mos votohen ndryshimet Kushtetuese nëse nuk hiqet 20%.. 8.16 A ka mundësi që prej në opozitë të perkrahen reformat e BE-së ?Po ka mundësi dhe ne e këmi bërë këtë më herët.Edhe partitë që janë pjesë e Qeverisë edhe ata deri sot kanë qenë opozitë dhe kanë përkrah prej opozite reformat. Kjo nuk bëhet për reformat e BE-së, kjo bëhet për interesa personale dhe partiake. Ambasada e Amerikës i thotë pushtetit ju jeni të korruptuar, nuk na thotë neve dhe duhet të reformoheni dhe pikërisht prisni që kjo Qeveri të na anëtarësojë në BE. Këto janë vetëm manipulime për ta shtuar jetëgjatësinë e pushtetit” – tha Nënkryetari i "Lëvizjes Besa", Blerim Sejdiu.
Sejdiu tha se Lëvizja Besa do të jetë pjesë e Qeverisë vetëm me zgjedhje dhe jo me marrëveshje tavolinash. Votën kundër rekonstruimit të qeverisë e kanë paralajmëraur edhe nga Alternativa dhe Grupi i zjarrit Brenda BDI-së dhe e Partia e Majta.
Megjithate nga shumica parlamentare presin që rekonstruimi i qeverisë të votohet me të paktën 68 deputetë. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
