Hannes Reichelt fiton medaljen e artë! Miller lëndohet

06.02.2015 14:35

Austriaku Hannes Reichelt fitoi medaljen e artë në disiplinën e supersllallomit të madh në Kampionatin Botëror në ski, që po zhvillohet në Beaver Creek të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Skiatori austriak ishte në nivelin e lart, i cili arriti i pari në shteg me kohë të kaluar për 1:15.68 minutë dhe për të pasur epërsi për 11 të qindtat se vendi i dytë.Reichelt si gjithmonë njihet me sensacionet e tija dhe është i paparashikueshëm në gara, shkëlqeu në këtë garë tejet draamtike.

Kanadezi Dustin Cook u paraqit për mrekulli dhe rrëmbeu medaljen e argjendtë, i cili për 13 të qindtat lë pas vetes francezin Adrien Theaux. Cook me mjeshtri rrëshqiti, duke bërë bujë me rezultatin që ka arritur.

Theaux është i lumtur që fitoi medaljen e bronztë në një garë të fortë, ku diferenca në të qindtat e sekondës pa dyshim se ishte shumë e ngushtë për faktin se ai vetëm për dy qindtat ishte më i shpejtë se dy skiatorët që u pozicionuan në vendin e katërt: Kjetil Jansrud nga Norvegjia dhe Matthias Mayer nga Austria.

Norvegjezi Aksel Lund Svindal nuk ishte në ritmin që pritej dhe përfundoi në vend të gjashtë me 37 qindtat e sekondës më të ngadalshme se pozita e parë. i. Garë e keqe pa dyshim ka qenë për amerikanin Bode Miller.

Ai ishte i pafat, i cili u rrëzua dhe lëndoi këmbën mjaft rëndë. Sipas medieve të huaja Miller që ka 37 vjet shkaku i rrëzimit të tmerrshëm ka pasur edhe një prerje goxha të dukshme në këmbë. Në përgjithësi,. ishte një garë interesante, që kënaqi edhe shikuesit e pranishëm sidomos për nga rivaliteti i madh në shteg.