MPB: Aksion anti drogë, janë privuar nga liria 26 persona
Ekipet e MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë....

Ekipet e MPB-së kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë dhe armë, kanë zbatuar aksione të koordinuara në gjithë territorin e vendit, kundër kryerësve të veprave penale, me çka 26 persona janë privuar nga liria.
Në shënjestër të këtij aksioni kanë qenë 53 persona, në 29 Komuna të vendit dhe Qyteti i Shkupit, kundër tregtisë së jashtëligjshme me drogë. Janë kryer bastisje në Shkup, Kumanovë, Ohër, Manastir, Strumicë, Veles, Tetovë dhe Shtip.
“Gjatë bastisjeve është gjetur një laborator I improvizuar për prodhimin e marijuanës në Bellçishtë – Ohër, farë kanabisi dhe marijuanë, heroin, 19 paketime me materje të pluhurosur, 150 gram amfetamin, peshore, pushkë gjuetie, revole, plumba për pushkë automatike si dhe një shumë e konsiderueshme e parave, ku vetëm në Kavadar 178.000 denarë me origjinë nga shitja e drogës” – u shpreh zëdhënësja e MPB-së, Suzana Pranjiq Talevska.
Aksioni është ndërmarrë pas njohurive se 53 persona janë të involvuar në kontrabandën me drogë dhe armë, kurse sipas MPB-së bastisje janë kryer në 46 shtëpi, shtatë banesa, pesë automjete dhe dy objekte afariste në 29 Komuna dhe në Shkup.
Me procedurë urgjente, është dorëzuar kallëzim penal kundër një kryerësi të veprës penale, kurse nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake i është caktuar paraburgimi prej 30 ditëve, derisa me procedurë të rregullt kundër 34 personave të tjerëdo të dorëzohen kallëzime adekuate bëjnë të ditur nga MPB. (Safet Ademi, TVM2)
