Lëkundje tërmeti në Shqipëri
11.02.2023 15:34
Shqipëria gjatë ditës së sotme....

Shqipëria gjatë ditës së sotme është lëkundur nga një tërmet me magnitudë 3.2, ndërsa epiqendra ka qenë 19 kilometra nga qyteti i Korçës.
Kujtojmë që Shqipëria është goditur disa herë ditët e fundit, por situata nuk është shqetësuese, pasi magnituda është e vogël.
Tërmeti ka rënë saktësisht në orën 14:52:55, ndërsa ka pasur një thellësi prej 12 kilometrash.
