ASH, arma e vetme e VMRO-së janë shpifjet

11.02.2023 17:55

Ash reagon ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së....

Ash reagon ndaj deklaratës së VMRO-DPMNE-së, duke theksuar se ekuptojnë mllefin e kësaj partie ndaj Aleancës për Shqiptarët dhe eksponentëve të sajë, që buron nga viti 2017 kur iu dha fund regjimit të tyre dhe në shumë raste të tjera kur as nuk u nënshtruam dhe as nuk lejuam të rikthehet ai regjim.

“Arma e vetme ndaj nesh u ka ngelur shpifja dhe akuzat e pabaza. Me ardhjen e Ash-së perfundojnë një herë e përgjithmonë urdhërat e VMRO-DPMNE-së me "tefterçe" se kush bëhet gjykatës e prokuror, si porositeshin raste të montuara, si mbahej aeroplani me shqiptar në ajër, si duhej përmbysur kamionët e traktorët, si të mbuloheshin krimet në sheshin e Shkupit kur vritnin aktivistin e tyre. VMRO-ja e rasteve të montuara nuk mund të drejtojë asnjë gisht te propozim ministrat e ASh-së, sepse për të tilla gjëra kanë folur institucionet dhe gjithçka është e pastër si loti. Drejtohuni organeve kompetente e jo të hidhni vrer nga goja me shpifje, rrena e të pavërteta. Shqiptarëve gjithmonë gjykimin ua keni bërë në konferenca për shtyp. Ju kujtohen rastet si Sopoti, vrasja e Almirit, Monstra, Kumanova, Rasti Alfa, e të tjera raste? Ju s'keni të drejtë as morale po as autoritet penal për t’i thënë këto të pavërteta. Ky vend do bëhet pa mendësinë e Gruevskit dhe mbetjeve të tij në pallatin e bardhë që është i nxirë nga krimet, theksojnë nga ASH.