LSDM, pushim të lindjes për gratë që miren me bujqësi
Gratë që ushtrojnë veprimtari bujqësore...

Gratë që ushtrojnë veprimtari bujqësore, që punojnë dhe jetojnë në zonat rurale dhe fitojnë të ardhura nga aktiviteti bujqësor do të mund të mundet të shfrytëzojnë pushim të lindjes me pagesë.
Kështu ka njoftuar Deputetja e LSDM-së, Sanella Shkrijel, sipas të cilës me miratimin e Programit për sigurimin social të grave që merren me veprimtari bujqësore, do të fillojë zbatimi i masës së posaçme për mbështetje financiare në vlerë prej 81.000 denarë për kompensim nëntëmujor të lehonisë.
“Mbështetja financiare për pushimin e lindjes do t'i jepet një gruaje e cila është e regjistruar në regjistrin e vetëm të njësive bujqësore si pronare ose anëtare e një ekonomie bujqësore familjare. Ekonomia familjare bujqësore në të cilën ajo është anëtare të ketë pasur mbështetje financiare për vitin 2021 në shumë prej së paku 100.000 denarë ose të ardhura të realizuara nga veprimtaria bujqësore në shumë prej së paku 300.000 denarë” – tha deputetja nga rradhët e LSDM-së, Sanella Shkrelj.
Në të njëjtën kohë, gjithashtu është e nevojshme që të ketë status të pandërprerë të veprimtarisë bujqësore individuale të siguruar sipas Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor për një periudhë 12 mujore para lindjes së fëmijës.
Mbështetje financiare për pushimin e lindjes do t'i jepet gruas që ka lindur fëmijë në periudhën prej 01.12.2022 deri më 01.12.2023. (Florije Beluli – Kamberi, TVM2)
