Sondazhet, Miteva: Rritet euroskepticizmi
Sipas zëdhënëses së VMRO-DPMNE-së...

Sipas zëdhënëses së VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva, sondazhet e opinionit publik janë të dizajnuara në atë mënyrë që synojnë të paraqesin mendimet dhe besimin e qytetarëve në sfera dhe fusha të ndryshme.
Fatkeqësisht, siç thotë Miteva, hulumtimi i fundit nga anketa e “Eurothink” ka tregues të panumërt nga të cilët mund të konstatohet një gjë – paaftësia dhe kriminaliteti i SDS-së dhe BDI-së, nga njëra anë, e kanë shkatërruar plotësisht besimin e qytetarëve ndaj sistemit, dhe nga ana tjetër, kanë rritur e euroskepticizmit.
“Shikuar kronologjikisht sondazhin, rënia e madhe e demokracisë ndodh në vetëm për dy vjet, nga viti 2020 deri në vitin 2022, për 25.5% besim më të ulët. 72% për qind e qytetarëve në Maqedoni besojnë se vendi po lëviz në drejtim krejtësisht të gabuar. Për më tepër, ajo që bie edhe më në sy është se besimi i atyre qytetarëve që vitin e kaluar mendonin se Maqedonia po ecën në drejtimin e duhur, ka rënë për 10% për vetëm një vit.” – tha zëdhënësja e VMRO-DPMNE-së, Marija Miteva.
Miteva shton se me këto tregues Maqedonia nuk mund të ecë përpara, qytetarët nuk jetojnë më mirë, përkundrazi, zhgënjimi po rritet dita-ditës, varfëria po rritet, jeta po bëhet më e vështirë për të gjithë.
Ajo sot komentoi rezultatet e sondazhit “Eurobarometër”, i cili ishte realizuar në fund të vitit 2022 nga “Eurothink”, të cilët u bënë publike të shtunën. (Safet Ademi, TVM2)
