Acarimi i raporteve Shkup-Sofje, Nikollovski: Duhet një mekanizëm që parandalon provokimet

12.02.2023 16:06

Dialogu dhe besimi i ndërsjellë....

Dialogu dhe besimi i ndërsjellë është e vetmja mënyrë përmes së cilës Shkupi dhe Sofja zyrtare mund të arrijnë një zgjidhje kompromisi në të mirë të të dyja shteteve. Kështu vlerëson politologu Dimitar Nikollovski, sipas të cilit Bullgaria nuk ka kohezion në qëndrimet e saj dhe e gjithë kjo shkon vetëm në korriz të Maqedonisë së Veriut. 

Situata e tensionuar mes Shkupit dhe Sofjes ka lëkundur besimin e qytetarëve dhe ka shtuar euroskepticizimin, prandaj duhet të gjindet në mekanizëm që do të parandaloj krijimin e provokimeve dhe tensioneve të panevojsme. 

Mund të themi se pas të gjith sitatuave të krijuara mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, pas deklaratave të shumta që po vijnë nga shteti fqinjë, është ulur tejmase besimi i qytetarëve në Bashkimin Europian dhe në vetë procesin e integrimit. Duhet të ketë një dialog diplomatik konstant mes këtyre dy shteteve ky dialog të ketë kohezion që të jetë i besueshëm për qytetarët. Qëndrimi jokonsistent i Bullgarisë le shumë për të dëshiruar dhe shkon në dëm të shtetit tonë. Nëse duam zgjidhje duhet të gjindet një mekanizëm që do të parandaloj provokimet dhe do të shmang tensionet e panevojshme” - tha politokologu, Dimitar Nikollovski.

Edhe përkundër shumë përpjekjeve për  kompromis mes Shkupit  dhe Sofjes, presidenti Bullgar Rumen Radev, ditë më parë, ka deklaruar se Sofja është në gjendje të vetos, dhe negociatat do të vazhdojn atëherë kur bullgarët të hyjnë në Kushtetutën e Maqedonisë së Verut.

Ndërsa për kryeminstrin Kovaçevski, vetoja është e pamundur sepse negociatat veç më kanë filluar ndërsa deklaratat e tilla i shef vetëm si kalkulim parazgjedhor,  sepse Bullgaria është në prag të mbajtjes së zgjedhje paralamentare.

Ndërkohë BE vazhdon të përcjell mesazhin që të dyja palët ti kthehen dialogut dhe të ulin tensionet. (Sanije Duraku, TVM2)