Mungesa e literaturës në shkollat profesionale, libri burim kryesor për mësimdhënie

12.02.2023 16:33

Me qëllim që nxënësit të profilizohen....

Me qëllim që nxënësit të profilizohen dhe të përgatiten për një profesion të caktuar, në të gjitha qytetet e vendit, përveç gjimnazeve ekzistojnë edhe shkollat e mesme profesionale.

Mirëpo, në këto shkolla përgatitja e nxënësve për tregun e punës has në vështirësi, pasi për shumicën e profileve dhe lëndëve profesionale nuk ekzistojnë libra shkollor.

Mungesën e teksteve shkollore për lëndët përkatëse, mësimdhënësit e mbulojnë me përkthime të teksteve nga gjuhët e huaja, në raste jo të rralla gjatë orës së mësimit bëhet diktimi i materialit, që nxënësit ta shkruajnë atë.

Ky është problem i madh për ne si arsimtarë së pari sepse duhet në bazë të planit të paraparë duhet të kërkojmë material dhe literaturë në gjuhë të tjera. Problemi është se duhet të përkthehen dhe ato përkthehen nga vetë ana e jonë si mësimdhënës e pastaj t’ua pasojmë nxënësve. Gjithashtu nxënësit nuk kanë mjaft figura. Ne kemi lëndë profesionale, çdo mësim është më grafika të ndryshme vizatime, procesi i punës mjetet e punës. Nga ana e tjetër është edhe kualiteti i mësimit. Nxënësit nuk arrijnë të përvetësojnë atë cfarë duhet të përvetësojnë.” – tha profesori Fitim Axhami.

Mirëpo në Ministrinë e Arsimit Shkencës thonë se në vitin  2022, janë miratuar rreth 50 tekste shkollore për nxënësit e shkollave të mesme profesionale  dhe se janë duke u mbuluar këto mungesa të teksteve.

“Në vitin 2022 Komisioni Kombëtar i Teksteve ka kryer procedurat dhe ka miratuar rreth 50 tekste të destinuara për nxënësit e shkollave të mesme profesionale dhe aktualisht po zhvillohen një numër i madh procedurash shtesë për miratimin e teksteve. Tekstet e reja në  gjysmëvjetorin e  dytë do të jenë në dispozicion të studentëve përmes portalit e-ucebnici.mon.gov.mk. Bëhet fjalë për tekste shkollore për lëndët e të gjitha viteve të arsimit të mesëm profesional dhe ato janë bërë në bazë të kurrikulave të reja të miratuara.”, thonë nga MASH.

Profesorët universitar Emil Sulejman dhe Vangelina Gavriolova, thonë se libri si mjet mësimor ka peshën e tij  të pazëvëndësueshëm dhe se nxënësit nuk duhet të shpërqëndrohen nga zënia e njësisë mësimore me marjen e shënimeve në orën e mësimeve.

“Është fakt se teknologjia inormative ndihmon, por libri ka peshën e tij. Kur nxënësi përvetëson njësinë mësimore që është prezantuar në orë, shum më lehtë do ta ketë që ta përsërisë atë dhe ta mësojë nga libri adekuat. Intervali kohorë i kaluar në orë duke shkruar atë që dikton mësimdhënësi është jo produktiv. Nxënësi në vend që të përqëndrohet në atë që e thotë profesori, ai përqëndrohet që sa më shumë të mershënime. Mendimet e tija janë të defokusuara  nga përmbajtja e  asaj që duhet ta mësojë dhe mësimin nuk mund ta ndjek.” – tha Vangelina Gavrillova, profesoreshë në UNS.

“Mendoj se në mungesë të librave të shtypura edhe skripta do të kryejë punë, por jo aq sa libri sa e ka peshën dhe vlerën e vet gjatë zhvillimit të mësimit dhe zhvillimit  të kurikulës. Për shkak se librat në vetë përmbajnë  edhe aspektin ilustrativ dhe tekstual ku spjegohet esenca e plan programit mësimor, atëherë me doemos është e nevojshme që shkolla dhe nxënësit të jenë të furnizuar me  tekste shkollore konkretisht me libra të shtypura. Të cilat do të ndihmonin në kompletimin e zhvillimit të plotë të procesit arsimor.” – deklaroi profesori universitar, Emil Sulejmani.

Në shkollat profesionale përpos teorisë, nxënësit të cilët përgatiten për tregun e punës zhvillojnë edhe proces mësimor praktik.

Mësimdhënësit thonë se këto dy procese në arsimin profesional shkojnë paralel, kështu që mësim praktik nuk mund të shkojë pa atë të teorisë ose anasjelltas. (Safet Ademi, TVM2)