Alternativa sot vendos nëse do të qëndrojë në Qeveri

12.02.2023 16:55

Kuvendi Qendror i Alternativës...

Kuvendi Qendror i Alternativës është mblidhur sot në Tetovë për të diskutuar qëndrimin ose jo në kualicionin qeveritarë.

Kuvendi Qendror i Alternativës mblidhet për të diskutuar veprimin e mëtejmë, pasi me marrveshjen për futjen e ASH-së në qeveri, kësaj partie i merren Ministri i Shëndetësisë dhe Adminsitratës publike, si dhe disa drejtori. Nga kjo parti, e kanë quajtur të ngutshëm vendimin e kryemisnitrit Kovaçevski që një ditë par kuvendit të Alternativës, ti dërgojë në kuvend emrat e kandidatëve për ministra dhe propozimin për shkarkimin e minsitrave të saj.

Por nga Alternativa kanë theksuar se me daljen apo jo nga Qeveria, kjo parti do të vazhdojë të kontribuojë në proceset e eurointegrimeve të vendit.