Wagner pretendon se ka pushtuar një fshat afër Bahmutit
Themeluesi i grupit të mercenarëve rus, Wagner....

Themeluesi i grupit të mercenarëve rus, Wagner, pretendon se forcat e tij kanë marrë kontrollin e Krasna Hora, një fshat në rajonin lindor ukrainas të Donjeckut, që gjendet afër Bahmutit, objektivit kyç të forcave ruse.
“Sot vendbanimi i Krasna Horës është marrë nga trupat sulmuese të kompanisë private ushtarake të Wagner-it”, tha themeluesi i Wagner-it, Yevgeny Prighozin, përmes një audio-mesazhi të postuar në Telegram.
Në një video të ndarë janë shfaqur luftëtarët e Wagner-it, që dukej se gjendeshin në hyrje të Krasna Horës.
Forcat ruse, të mbështetura nga Wagner-i, e kanë bërë Bahmutin si objektiv kyç të ofensivës së tyre në lindje të Ukrainës.
Prigozhin u zotua se Wagner do të marrë qytetin, që gjendet përgjatë disa autostradave të rëndësishme, teksa ky qytet strategjik është nën sulm për muaj të tërë.
Autoritetet në Kievi kanë shprehur bindjen e tyre se pas muajsh të ngecjeve në fushëbetejë, presidenti rus, Vladimir Putin, dëshiron të arrijë një sukses në fushëbetejë para përvjetorit të parë të nisjes së pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
