Qeveria, të hënën ditë zije në RMV për viktimat e tërmetit
12.02.2023 18:40
Nesër ditë zije në Maqedoninë e Veriut....

Nesër ditë zije në Maqedoninë e Veriut për tragjedinë që hskaktoi tërmeti në Turqi dhe Siri.
Qevria në mbledhjen e filluar me një minut heshtje, ka sjellur vendim që 13 shkurti e hënë të shpallet ditë zije në Maqedoninë e Veriut. Vendimi është sjellur si shprehje e solidaritetit dhe respektit për numrin e madh të jetëve të humbura nga tërmeti katastrofal në republikën e Turqisë dhe Siri më 6 shkurt. Të hënën, Ditën e zisë, flamujt e Maqedonisë së Veriut do të ulen në gjysëm shtizë në tër vendin, si dhe para përfaqësive diplomatike konsulare.
Njëherit qeveria e Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje të thellë për humbjet, deri te populli turk dhe të afërmit e viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.
