Kosovë, policia zbulon tre laboratorë droge në Veri
Tre laboratorë droge....

Tre laboratorë droge janë zbuluar në veri të Kosovës, me ç’rast janë arrestuar dy persona të përkatësisë etnike serbe bëri të ditur Policia e Kosovës.
Sipas njoftimit, gjatë operacionit policorë janë zbuluar tre laboratorë me bimë narkotike, në dy prej të cilëve u gjetën rreth 1.200 bimë narkotike, ndërsa te njëri nuk kishte bimë narkotike, por pajisje të sofistikuara për kultivimin e tyre, tha Policia.
“Njësitet policore deri në këtë fazë kanë arritur të arrestojnë dy persona të dyshuar meshkuj serbë, përderisa të gjitha veprimet tjera policore në proces po ndërmerren dhe do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë”, thuhet në njoftimin e Policisë. Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës, tha se bashkëpronar i një prej laboratorëve është D.S, që sipas tij, ka sulmuar Policinë e Kosovës muajin e kaluar.
Ai tha se operacioni policor është realizuar në Mitrovicë të Veriut.
“Ai është pjesë e bandave që marrin urdhra nga krimi i organizuar në Serbi. Ata që mbështeten dhe mbrohen nga Vuçiq dhe Petkoviq”, shkruan minsitri i brendëshëm i Kosovës Xhelal Sveçla.
Këto “banda kriminale po tentojnë ta destabilizojnë shtetin tonë”, ka theksuar Sveçla.
