Tjetër tërmet në Turqi

12.02.2023 20:36

Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur lagjen Yeşilyurt....

Një tërmet me magnitudë 4.9 ka goditur lagjen Yeşilyurt të Malatyas, Turqi.

Sipas informacionit në faqen e internetit të Presidencës së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD), një tërmet me magnitudë 4.9 ka ndodhur në orën 19.29 në lagjen Yeşilyurt të Malatya.

Siç vënë në pah mediat turke, është konstatuar se lëkundjet kanë ndodhur në një thellësi prej 7 kilometrash.

Nga qendrat e thirrjeve emergjente deri më tani nuk është marrë asnjë njoftim për ndonjë pasojë.

Një lajm i tillë vjen pas njoftimeve se numri i viktimave të tërmetit në Turqi dhe Siri (të hënën) ka shkuar në mbi 30 mijë.

Deri më tani janë konfirmuar 29.605 të vdekur në Turqi, kurse 3.553 tjerë në Siri.