Maqedoni

Qeveria, ditë zie në RMV për viktimat e tërmetit

13.02.2023 09:33

Qeveria në mbledhjen e djeshme te filluar me një minutë heshtje...

Qeveria në mbledhjen e djeshme te filluar me një minutë heshtje, solli vendim që 13 shkurti e hënë të shpallet ditë zie në Maqedoninë e Veriut.

Vendimi është sjellur si shprehje e solidaritetit dhe respektit për numrin e madh të jetëve të humbura nga tërmeti katastrofal në republikën e Turqisë dhe Siri më 6 shkurt.

Të hënën, Ditën e zisë, flamujt e Maqedonisë së Veriut do të ulen në gjysëm shtizë në tër vendin, si dhe para përfaqësive diplomatike konsulare.

Njëherit qeveria e Maqedonisë së Veriut shpreh keqardhje të thellë për humbjet, deri te populli turk dhe të afërmit e viktimave nga tërmeti në Turqi dhe Siri.