Maqedoni
Osmani për vizitë zyrtare në Moldavi
13.02.2023 11:45
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së...

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, sot dhe nesër po qëndron në Moldavi, me çka zgjatet realizimi i obligimeve prioritare nga Programi për kryesimin e Maqedonisë së Veriut me OSBE në vitin 2023.
Vizita do të zhvillohet në një kohë të situatave komplekse të brendshme politike në vend dhe pas dorëheqjes së papritur të kryeministres së Moldavisë Natalia Gavrilita, por edhe për shkak të ndikimit të jashtëm të shkaktuar nga pasojat e agresionit ushtarak të Federatës Ruse kundër Ukrainës.
Qëllimi kryesor është inkurajimi i procesit të negociatave më thelbësore ndërmjet Qeverisë së Moldavisë dhe autoriteteve të Transnistrisë për realizimin e kornizës së dakorduar të 8 fushave, por edhe për t’i dhënë mbështetje të plotë punës së Misionit të OSBE-së në Moldavi, e cila ka një rol kyç në ruajtjen e dialogut politik të udhëhequr nga OSBE-ja në formatin 5+2, si dhe për projektet që janë domeni i integrimit të shtetit dhe rimëkëmbjes socio-ekonomike të Moldavisë”, citohet në kumtesën e MPJ-së.
Kryesuesi Osmani do të pritet nga presidentja e Republikës së Moldavisë, Maja Sandu, njoftojnë nga MPJ.
