Klivlendi pa probleme deri te fitorja e 12-të në seri
Katër sfidat e natës së shkuar në NBA, kaluan në shenjë të Klivlendit, ekip ky që me triumfin prej 105:94 ndaj LA Klipersave, regjistroi triumfin e 12-të të njëpasnjëshëm...

Në fitoren e 31-të të këtij viti, për Kavsat, më meritori ishte Kevin Llav, që kontriboi me dabëll dabëll prej 24 pikë e nëntë kërcime, ndërsa mbreti Lebron Xhejms ndihmoi me 23 poena e nëntë asiste.
Dallas Maveriks në Konferencën e Perëndimit, njëashtu vazhdon me paraqitjet e mira, duke regjistruar triumfin e 34-të sezonal. Viktimë e re e Noviskit dhe shokëve ishte Sakramento, që u deklasua me 101:78, më së shumti fal paraqitjes së Montaj Elisit, I cili regjistroi 21 pikë e gjashtë asiste.
Fitoren e 34-të këtë vit, mbrëm e regjistroi edhe Portllandi, që mposhti me 108:87 Feniksin, ndërsa në sfidën e fundit, Hornetsat ishin më të sukses`shëm se Uizardsat, duke triumfuar me 94:87. (Mustafa Ademi, TVM2)
