Maqedoni

Mungon informimi për sajber bulingun, UNT: do të kemi metodologji për mbrotjen e rinisë

13.02.2023 14:45

218 fëmijë janë viktima të sajber bulizmit thonë nga Ambasada e Fëmijëve Megjashi por shifrat reale janë edhe më të mëdha....

218 fëmijë janë viktima të sajber bulizmit thonë nga Ambasada e Fëmijëve Megjashi por shifrat reale janë edhe më të mëdha. Nxënësit që anketuam, thonë se mungon informimi si të detektohet dhe parandalohet bulizmi në mesin e tyre. 
 
“Shumica që bien në këtë lloj të atyre që bëjnë sjaber bulling, nuk janë të trajnuar mirë se si përdoren rrjetet sociale.”, tha një nxënës.
 
“Hapi i parë është ta vetëdijsojmë vet nxënësin që ai që lexon në internet nuk do të thotë që është realiteti apo opinioni i vetëm i dikujt.”, u shpreh një nxënës.
 
Për këtë qëllim UNT do të fillojë me implementimin e Proektit Erasmus me çrast do të përgaditet metodologji se si të mbohen të rinjët nga rreziqet e trendeve virale. 
 
“Të gjithë të rinjët që do ti trajnojmë do të mund njohurinë e tyre tua përçojnë të tjerëve,  kjo është një detyrë komplekse e ndërlikaur por ne kemi kapacitet tu përgjigjemi sfidave së bashku me parnerët tanë, sepse jemi pjesmarrës në aplikimin për fonde evropiane dhe implementimin e proektit në praktikë.”, tha Vladimir Kitanovski.
 
“Të informohen për privatësinë në internet, ta dinë se çkado që plasohet në rrjetet sociale i humbet privatësia, fjalkalimet të mos i japin edhe te partnerët që i përdorin si besim mes njëri tjetrit, dhe nëse ndodh të raportohet tek institucionet përkatëse.”, tha Fatmire Ajdari nga megjashi.
 
“Do të doja që të rinjët me një seriozitet shum më të larët të kapin këtë ritëm, këtë trend po nëse ata kapin hapin të kuptojnë të gjitha gjërat pozitive dhe negative të erës digjitale mendoj se do tia dalim.”, tha profesori Naser Miftari.
 
Në sajë të proektit për parandalimin e rreziqeve virale do të zhvillohen hulumtime shkencore dhe i njejti do të ketë kohzgjatje prej 36 muajsh. 
 
FLUTURA LATIFI