Maqedoni

Kuvend, miratohen ndryshimet në Kodin Penal

13.02.2023 15:36

Me propozim të partisë E Majta, Kuvendi me shumicë votash votoi nevojën e ndryshimit të Kodit Penal...

Me propozim të partisë E Majta, Kuvendi me shumicë votash votoi nevojën e ndryshimit të Kodit Penal që i referohet vjetërsimi të veprave penale mbi keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe veprave të tjera penale. 
 
Ku sipas propozimit vjetërsimi absolut nga momenti i ndjekjes penale ose nga momenti i aktvendimit nga dyfishi i masës efektive propozohet të jetë trefish. Në rast se vepra penale me 5 vite burg vjetërsohet pas 10 viteve nga momenti i ndjekjes, me propozimin e partisë E Majta vepra vjetërsohet pas 15 viteve.
 
“Në vend që vjetërsimi  si institucion ti motivon organet e përndjekjes  të jenë më efikas, ne kemi të kundërtën gjëgjësisht  i motivon që t’i mbajnë lëndët në sirtar për të kaluar afatët e vjetërsimit. Qëllimi i këtij ligji të propozuar është që të dyfishohet afati për vjetërsim të vlen për të dy llojet e vjetërsimit si për ndjekjen penale ashtu edhe për ekzekutim. Ndryshimi thelbësor që po e vendosim është një vjetërsimi absolut – ku propozojmë rritjen e vjetërsimit për  TRE herë, sepse rastet më të mëdha të korrupsionit vjetërsohen  mbi këtë bazë.”, tha Dimitar Apasiev.