Maqedoni
Java e Shëndetit Reproduktiv, edukim për sëmundjet seksuale të transmetueshme
13.02.2023 15:47
Me rastin e Javës Botërore të Shëndetit Reproduktiv, ekipe mjekësh këshillojnë të rinjtë se si të parandalojnë shtatzanitë...

Me rastin e Javës Botërore të Shëndetit Reproduktiv, ekipe mjekësh këshillojnë të rinjtë se si të parandalojnë shtatzanitë e padëshiruar dhe përhapjen e sëmundjeve seksualisht të transmetueshme përmes metodave kontraceptive. Kompetentët e shëndetësisë thonë se duhet edukim në këtë aspeckt me këshilla për të rinjt për njohuritë e nevojshme, në një mënyrë dhe qasje të përshtatshme për ta.
“Çka do të thotë të fillojnë me marëdhënie seksuale, si të mbrohen nga infeksionet seksualisht të transmetueshme, si të mbrohen nga shtatzënia e padëshiruar, çfarë metodash kontracepsioni ekzistojnë, si t'i aplikojnë ato dhe e gjithë kjo në një farë mënyre ilustrohet nga video të vogla të shkurtra në të cilat ata mund të marrin të gjitha këto informacione në një mënyrë interesante. Ajo që ata mund të marrin plus është se ne si profesionistë mund tu përgjigjemi të gjitha pyetjeve që të interesuarit mund ti parashtrojnë në mënyrë anonime në faqen e internetit të shoqatës.”, tha Gligor Tofoski, kryetar i shoqatës “Mago”.
Prej 12 vitesh qendrat e të rinjve “Dua të di” të HERA-s janë në dispozicion të të rinjve për kontrolla dhe këshilla falas.
“Nesër ofrohen kontrolle gjinekologjike falas, këshillime, testime për HIV, kontracepcion falas dhe terapi falas për sëmundjet ngjitëse seksuale. Të gjiha këto shërbime i frojnë ekipe profesionale si dhe ka mundësi të përgjigjen në pyetjet që u interesojnë të rinjve.”, tha Vesna Matevska nga shoqata “HERA”.
Në moshën 15 vjeçare, 36 për qind e djemve fillojnë të kenë marrëdhënie seksuale dhe vetëm 5 për qind e vajzave. Në Maqedoni, edukimi seksual ofrohet vetëm në orën e biologjisë. Numri i shtatzënive adoleshente në vendin tonë është tre herë më i lartë se në Bashkimin Evropian.
VLORA LATIFI TOPOJANI
