Maqedoni

Rikonstruimi i qeverisë, përplasen deputetët e pushtetit dhe opozitës

13.02.2023 16:13

Pas përpjekjeve të shumta të pushtetit për zgjerimin e shumicës parlamentare si nevoj e patjetërsushëm për ndryshimet

Pas përpjekjeve të shumta të pushtetit për zgjerimin e shumicës parlamentare si nevoj e patjetërsushëm për ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë dhe shkrirjen e integrimit evropian, kryeministri Dimitar Kovaçevski më në fund në Kuvend dorzoi propozimin për rikonstruimin e Qeverisë. Shumica qeverisëse rritet me 8 depuetët e Aleanca për Shqiptarët por nga ana tjetër  largohen 3 deputetet e Alternativas. Edhe pse në shtëpinë ligjvënëse mezi u arrit kuorumi për punë dhe miratimi i rendit të ditës, nga shumica parlamentarte besojn se i kan numrat  dhe i bëjnë thirrje të gjithëve që si Aleanca për Shqiptarët, t’i bashkohen frontit Evropian.
 
“Sigurisht se ka shumicë të mjaftueshme madje edhe përtej asaj që është e nevojshme dhe domosdoshme për votim të Qeverisë. Dëshira jonë dhe ftesa jonë është edhe për Alternativën edhe për Besën dhe për të gjithë ata të cilët i bashkëngjitën ftesës për krijimin e frontit të përbashkët Evropian.”, tha Arbër Ademi, deputet i BDI-së.
 
“Me përfshirjen e Aleancës si partner i ri i koalicionit në Qeveri, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve. Stabiliteti dhe efikasiteti do të kontribuojnë në vazhdimin e reformave në ekonomi, në gjyqësor dhe në lidhje me integrimin e vendit në BE. Është mirë edhe për investitorët edhe për ekonominë.”, tha Darko Kaevski, zëdhënësi i LSDM-së.
 
Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se mbajnë përgjegjësi për 8 deputetët e tyre dhe besojn se egzoistojn numrat që ata të bëhen pjesë e shumicës. 
 
“Ne nuk dyshojmë se do të ketë numra, mirëpo për atë që japim garanci janë 8 deputetët e ASH-së që e mbështesim këtë shumicë të re. Marrëveshja është e qartë. Ne nuk besojmë se dikush hyn aventurave të tilla pa pasur numrat. Ne si ASH i garantojmë votat e 8 deputetëve tanë.”, tha Halil Snopçe, deputet i ASH-së. 
 
Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së në takimin me Mickoskin në Kuvend kanë konstatuar se zgjidhjet kadrovike për përbërjen e qeverisë janë rezultat i koalicionit “Pazar 3” ku, siç thonë ata, interesi primar nuk është përparimi i shtetit, por interesat e biznesit dhe ambiciet personale të tyre. 
 
“Deri sa Ahmeti dhe BDI po shkrijn dhe zhvlersojn opozitën shqiptare Kovaçevski dhe SDS paguajn çminin e një plani të till të Ahmetit. Kjo përbërje qeverisëse nuk do të sjell as reforma e as përparim por kriminalitet, tender dhe thellim të krizës.”, tha Dafina Stojanoska, deputetete e VMRO-DPMNE-së.
 
VMRO-DPMNE akuzon të Majtën se ka votuar për rikonstruimin e Qeverisë dhe sipas tyre kjo tregon se nuk veprojn si opozit sepse dy deputetët, janë gjithmon në shërbim të LSDM-së dhe BDI-së. Ndërkohë Apasive përgënjeshtron pohimet e VMRO-DPMNE –së. 
 
SANIJE DURAKU