Maqedoni

Ndihmat për Turqi dhe Siri, Nuredin: Donacionet të jenë në gjendje për t'u përdorur

13.02.2023 17:26

Të holla, veshmbathje, materiale sanitare janë kryesisht ndihmat që shkojnë për në Turqi dhe Siri nga qytetarët e vendit....

Të holla, veshmbathje, materiale sanitare janë kryesisht ndihmat që shkojnë për në Turqi dhe Siri nga qytetarët e vendit. Dhjetëra kamionë me ndihma humanitare që janë mbledhur në pikën e sheshit "Maqedonia" në Shkup, tashmë janë nisur për destinacionet e caktuara. Organizatorët apleojnë qytetarët vullnetarë që të jenë të kujdesshëm se çfarë kanë vendosur të dhurojnë. Ndihmat të mos nënkuptojnë pastrimin e shtëpisë, theksojnë ata.
 
“Që të jenë të mundshme të shfrytëzohen, rrobat duhet të jenë të pastërta, të reja, batanijet më shumë, xhupe, veshmbathje për fëmijë, kapela shalla, doreza.”, tha Daver Nuredin, vullnetar.
 
Komunat e vendit kanë ndarë 14 milionë denarë nga buxhetet e tyre, ndihmë vendeve të goditura nga tërmeti, bën të ditur kryetari i BNJVL-së Orce Georgievski, ndërkohë, qyteti i Shkupi ka dhuruar 100 mijë euro dhe Qeveria gjashtë milionë denarë.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU