Protesta e opozitës, protestuesit tentojnë të çajnë kordonin policor
Ka pasur momente tensioni mes protestuesve....

Ka pasur momente tensioni mes protestuesve dhe forcave të policisë gjatë protestës së sotme të organizuar nga opozita në Shqipëri, ku janë kundërshtuar forcat e rendit që ndodhen në kordonin e parë, të cilët janë qëlluar me mjete piroteknike, shashka dhe kapsollë.
Ende nuk ka informacion për të lënduar, megjithatë disa nga punonjësit e rendit kanë pasur lot dhe janë detyruar të largohen. Janë forcat e gardës së Republikës që po qëndrojnë në afërsi të parlamentit ndërsa kapsollat vazhdojnë të hidhen dhe forcat e policisë vijojnë të bëjnë rezistencë pavarësisht se po shtyhen nga protestuesit. Protestuesit synojnë të hyjnë në ambientet brendshme të parlamentit, ndërsa kordoni nga ana e policisë është krijuar 30-50 metra larg hyrjes së Kuvendit.
