Lufta në Ukrainë, intensifikohen luftimet në Bakhmut
Luftimet e ashpra po zhvillohen rreth qytetit lindor të Bakhmut...

Luftimet e ashpra po zhvillohen rreth qytetit lindor të Bakhmut që është ende në duart e Ukrainës mes një beteje disamujore.
Rusia ka bërë të ditur se trupat e saj kanë përparuar disa kilometra përgjatë vijës së frontit në Ukrainë, ndërsa Kievi tha se forcat e saj kishin zmbrapsur sulmet ruse në disa zona.
Ushtria ukrainase raportoi bombardime të rënda ruse përgjatë vijës së frontit dhe tha se 16 vendbanime ishin bombarduar pranë Bakhmutit.
Një person u vra në Kherson dhe dëmtimi i infrastrukturës së trenave ka penguar që trenat nga Kievi dhe Lviv të zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar për mundësinë e sulmeve të reja terroriste nga forcat ruse që shënjestrojnë infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin.
Në fjalimin e tij Zelensky tha se punëtorët kishin riparuar pjesën më të madhe të dëmeve të shkaktuara nga sulmet me dron dhe raketa ruse më 10 Shkurt.
Me Ukrainën e dëshpëruar për më shumë armë dhe municione për të kthyer valën e luftës, ministrat e mbrojtjes nga disa vende të NATO-s aleate me Kievin do të takohen në Bruksel të martën për të diskutuar ndihmën e mëtejshme ushtarake. Zyrtarët ukrainas presin që një ofensivë e gjerë ruse, për të cilën shumë vëzhgues besojnë se tashmë ka filluar, të fokusohet në Donbas, rajonin e Kharkivit në verilindje të Ukrainës dhe rajonin juglindor të Zaporizhzhias.
