Rikonstruimi i Qeverisë, mbledhja vazhdon të martën
Edhe e martja do ti bashkojë deputetët....

Edhe e martja do ti bashkojë deputetët për të debatuar dhe votuar rikontsruimin e qeverisë. Në Kuvend seanca plenare në lidhje me riformatimin e qeverisë kaloi me akuza të shumta ndaj partive politike.
Kryeministri Dimitar Kovaçevski duke shpjeguar propozimin për shkarkimin e kuadrove të Alternativës nga Qeveria, e cila vendosi të dalë në opozitë pasi Aleanca për Shqiptarët vendosi t'i bashkohet koalicionit qeveritar, tha se riformatimi do të sjellë energji të re dhe do t'i japë fund zërave për zgjedhje të parakohshme.
“Ky rikonstruim i qeverisë nuk është i motivuar nga emra dhe mbiemra. Vendimet e sotme nuk janë të motivuara nga interesat e ngushta të asnjë partie në qeverinë aktuale apo të ardhshme. Për mua këto vendime nuk janë të lidhura apo nuk mund të lidhen me dëshirat, motivet dhe kërkesat e asnjë lidershipi. Sot të gjithë marrim një vendim nëse dhe si do të qëndrojmë në rrugën e vetme të shtetit, nëse do të qëndrojmë në rrugën e progresit, zhvillimit të stabilitetit të ekonomisë, energjisë, standardit të jetesës dhe sigurisë së qytetarëve apo siç duan disa faktorë negative të brendshëm dhe të jashtm, ta zhysin vendin në një krizë të re” – tha Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.
Deputetja e Alternativës, Safije Sadiki-Shaini, nga ana tjetër, akuzoi kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe LSDM-në për prishje të marrëveshjes dhe kujtoi se falë partisë së saj ai u bë kryeministër një vit më parë dhe qeveria shpëtoi.
“Ministrat dhe zv.ministrat tanë nuk dhanë dhe nuk do të japin dorëheqje kjo për dy arsye: Së pari, sepse nuk ndjejnë asnjë përgjegjësi e faj që të japin dorëheqje, ndërsa së dyti ne nuk kemi arsye t’ia lehtësojmë nëpërkëmbjen dhe tia ndihmojmë nënçmimin një njeriu jo-mirënjohës dhe bukshkelës siç është kryeministri, i cili para një viti u bë kryeministër i këtij shteti, pikërisht falë votave të Alternativës” – u shpreh Deputetja e Alternativës, Safije Sadiku Shaini.
Kyçjen e ASH-së në qeveri e kritikoi ashpër opozitarja VMRO-DPMNE. Për ta ky veprim është prostitucion i pastërt politik.
“Nëse nuk e dini se si duket korrupsioni dhe prostitucioni politik, këtu është prostitucioni dhe korrupsioni i qartë politik që po ndodh sot në Maqedoni, sepse zgjedhjet në Maqedoni po e humbin kuptimin. Çfarë kuptimi ka të shkosh në zgjedhje nëse të gjithë duan të jenë në qeveri, çfarë kuptimi ka të kesh kundërshtar politik dhe demokraci nëse të gjithë duan të hyjnë në qeveri dhe në fund cili është qëllimi që Aleanca të luftojë kundër BDI-së në zgjedhje nëse në fund duan që të dy dhe të tjerët të jenë në të njëjtën Qeveri. Kjo nuk quhet ndryshe veq korupcion politik dhe prostitucion politik.” – deklaroi Aleksandar Nikollovski nga rradhët e VMRO-DPMNE.
Ndaj kësaj deklarate reagoi deputeti i ASh-së Aziri, i cili i tha Nikollovskit se pikërisht VMRO-DPMNE është sinonim i korrupsionit, ndërsa tha se për partinë e tij më të rëndësishme se çdo gjë tjetër janë eurointegrimet.
“Integrimi i vendit në BE, nuk është çështje partiake, integriteti i vendit është çështje nëse do të kemi liri, mirëqenia apo do të kemi autokraci dhe mes këtyre dy opcioneve ASh din dhe do ta bën zgjedhjen e vërtetë. Dhe, sa i takon korrupsionit dhe prostuticionit politik. Ju lutem nuk kanë kaluar katër –pesë vite dhe ne e dimë se kush është kampion në vend për korrupcion politik dhe funksionarët e cilit subjekt politik shëtiten burgjeve të Maqedonisë, andaj lëreni demagogjinë” – iu kundërpërgjigjë deputeti i ASH-së, Elmi Aziri, deputetit të VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikollovski.
Përveç Alternativës edhe Lidhja Demokratike e Pavle Trajanovit ka marrë vendim që të largohet nga shumica parlamentare. Vendimi për marrjen e këtij hapi, siç tha Trajanov, është dështimi në përmbushjen e qëllimeve programore të përcaktuara dhe të dakorduara me LSDM-në para zgjedhjeve të vitit 2020.
“Sollëm vendim që LD nuk do të përkrah rikonstuimin e qeverisë dhe nuk do të jetë pjesë e shumicës parlamentare. Megjithatë ne si parti politike edhe më tej do ti mbështesim të gjitha projektet që do të thotë implementim i standardeve evropiane.” – u shpreh Kryetari i LD-së, Pavle Trajanov.
Në kabinetin e ri qeveritar ASh do të marrë Ministritë e Shëndetsisë, Shoqërisë Informatike dhe Drejtësisë, kurse ministria e Ekologjisë e cila udhëhiqet nga BDI do të kalojë në duart e LSDM-së.
Seanca e Kuvendit në të cilën do të diskutohet për rikontrumin e Qeverisë do të fillojë në ora 12:00. (Ersan Pajaziti, TVM2)
