Gjendje e jashtëzakonshme në Zelandën e Re, shkak cikloni Gabriel!

13.02.2023 20:56

Në Zelandën e Re është shpallur gjendja e jashtëzakonshme...

Në Zelandën e Re është shpallur gjendja e jashtëzakonshme, për shkak të ciklonit Gabriel që po godet vendin ishullor.

Ministri i Menaxhimit të Emergjencave, Kieran McAnalty, ka firmosur urdhrin përkatës në orën 08:43 (ora lokale).

Është hera e tretë në histori që Zelanda e Re shpall gjendjen e jashtëzakonshme, sipas “The Guardian”.

Sipas raportimeve të mediave, për shkak të ciklonit janë raportuar përmbytje të mëdha dhe rrëshqitje dheu, ndërsa dhjetëra mijëra familje kanë mbetur pa energji elektrike.

Syri i ciklonit është aktualisht 100 km në veri-lindje të Auckland, duke filluar nga jug-perëndimi.

Për shkak të erërave të forta dhe shirave të dendur, Gabriel shkaktoi përmbytje të në ishullin verior të Zelandës së Re dhe i detyroi autoritetet të evakuonin vendbanimet bregdetare.