Maqedoni
Në mesditë vazhdon seanca për rikontruimin e Qeverisë
14.02.2023 09:20
Në Kuvend sot në mesditë duhet të vazhdojë seanca për rikonsrtuimin e Qeverisë...

Në Kuvend sot në mesditë duhet të vazhdojë seanca për rikonsrtuimin e Qeverisë, e cila ka nisur pasditen e djeshme. Sipas rendit të ditës, duhet të shkarkohen ministrat e shëndetësisë – Bekim Sali, për shoqëri informative dhe administratë – Admirim Aliti dhe ministri pa resor përgjegjës për diasporën Xhemail Çupi, si dhe zëvendësit për bujqësi – Abdulshyqyr Abedini dhe për arsim dhe shkencë – Lulzim Aliu. Të gjithë janë kuadro të Alternativës.
Në listën për shkarkim është edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, Bashkim Hasani. Përveç tyre, nga Qeveria po largohen edhe dy ministra për të cilët dje kuvendi ka konfirmuar dorëheqjet. Fjala është për ministrat e Drejtësisë Nikolla Tupançeski dhe ai i Mjedisit Jetwsor dhe Planifikimit Hapësinor Naser Nuredini. Largohen edhe zëvendësministrat e Drejtësisë Agim Nuhiu dhe i Shëndetësisë Vladimir Rendevski.
