Botë
Një ditë pas alarmit për grusht shteti, Moldavia mbyll hapësirën ajrore
14.02.2023 14:37
Moldavia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, pa specifikuar arsyen e këtij vendimi të rëndësishëm....

Moldavia ka mbyllur hapësirën e saj ajrore, pa specifikuar arsyen e këtij vendimi të rëndësishëm. Tensioni në ish-republikën sovjetike, në kufi me Rumaninë, është i lartë nga 24 shkurti i vitit të kaluar, kur trupa truse sulmuan Ukrainën fqinje.
Vendi i vogël, ndër me te varfrit në Europë, ka brenda territorit të saj një zonë që prej vitit 1991 ka shpallur pavarësinë, Transnistria, e lidhur me të kaluarën sovjetike dhe ku ndodhen ende baza ushtarake ruse.
Ditën e djeshme, presidentja Maia Sandu akuzoi Moskën se po përgatit një grusht shteti në kryeqytetin Kishinau.
Burime nga aeroporti i Kishinau tregojnë se vendimi i mbylljes së hapësirës ajrore vjen nga arsye sigurie, por nuk janë të specifikuara.
