Jahjaga: Mos ia ktheni shpinën Kosovës
06.02.2015 17:45
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka nisur nga Vushtrria fushatën sensibilizuese për të ndaluar migrimin ilegal...

Pas takimit me kryetarin e Komunës, Bajram Mulakun, presidentja ka bashkëbiseduar me disa qytetarë të cilët kërkuan vende pune dhe perspektivë për ta që të mos jenë të detyruar ta lëshojnë Kosovën.
Ndërkohë, Qeveria e Kosovës me falje të borxheve tenton të stimulojë qytetarët të mos marrin rrugën e migrimit.
Vendimi i Qeverisë që t’ua falë borxhet qytetarëve të Kosovës nga paslufta deri më 31 dhjetor 2008 do të përfshijë 90 për qind të rasteve sociale, si dhe ato biznese që nuk kanë pasur mundësi t'i lajnë borxhet e tyre, bën të ditur ministri i Financave, Avdullah Hoti.
