Maqedoni

Kryqi i Kuq lëshohen ndihmat e para në Turqi, rreth 1 milon euro për rajonet e goditura

14.02.2023 16:27

Nga qendra logjistike e Kryqit të Kyq në Shkup u nisën kamionët e parë me ndihma për rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi..

Nga qendra logjistike e Kryqit të Kyq në Shkup u nisën kamionët e parë me ndihma për rajonet e prekura nga tërmeti në Turqi. Pakot me ushqim, mjetet higjenike dhe batanijet do të dërgohen në Gazientep. Ambasadori turk u shpreh mirënjohës për mbështetjen dhe solidarizimin. Ai tha se për momentin nuk ka nevojë për ekipe emergjente shtesë në terren.
 
“Deri tani kemi përgatitur 850 tonë dërgesa me produkte ushqimore, 53 ton veshmbathje, 27 ton mjete higjenike, 34.360 batanije, 186 nxemje, 37 çadra-shatore dhe 18 agregatorë. Në vlerë monetare në Turqi është transferuar rreth një million euro.”, tha ambasadori turk në MV.
 
Kryqi i Kuq ju bëri apel njerëzve që duan të ndihmojnë, të mos dhurojnë gjësende të vjetra, sepse është e nevojshme të përmbushen minimum standartet e propozuara. Kryqi i Kuq ju drejtoi kërkesë edhe personave që janë angazhuar në grumbullimin e fondeve për në Turqi, të mbajnë komunikim të vazhdueshëm që ndihmat të dërgohen në vendin e dukur.
 
“Edhe njëher apeloj që tu shmangemi imazheve që jemi duke parë ditëve të fundit nëpër punktet hapura ku grumbullohen ndihmat humaitare. Të jemi në komunikim dhe kordinim të vazhdueshëm me iniciatorët e aksioneve humanitare, për të ndjekur nevojat e përditshme për të cilat jemi të informuar nga Gjysëm Hëna e Kuqe dhe autoritete turke,  të mobilizojmë ndihmën humanitare që do t’i përmbushë nevojat e shoqërisë së prekur atje dhe jo të grumbullojmë gjëra që duhen dhe nuk duhen.”, tha sekretar i përgjithëshëm i Kryqit të Kuq, Sait Saiti.
 
Ka ndryshuar pamja edhe në Qendër të Shkupit, aty ku ditëve të fundit grumbulloheshin ndihmat me gjësende të vjetëra dhe të panevojshme. Përfundimisht gjërat e panevojshme janë selektuar dhe janë hedhur në mbeturina.
 
FARIJE DAUTI BAKIU