Molldavi, Rusia po përgatit një grusht shteti dhe trazira
Molldavia përballet me një gjendje të tensionuar të sigurisë...

Molldavia përballet me një gjendje të tensionuar të sigurisë. Presidentja e Molldavisë Maja Sandu, akuzoi Rusinë se po përgatit një grusht shteti dhe trazira në Molldavi për të përmbysur pushtetin. Rrezikun e rikonfirmoi zv/kryeministri dhe ministër i jashtëm i Molldavisë, Niko Popesku pas takimit që pati me kryesusin e OSBE-së, Bujar Osmani.
“Jemi në vetëdijshëm për rrezikun prandaj situatën e ndjekim me kujdes.”- theksoi Popesku.
“Molldavia është mësuar me rezigjet që ekzistojnë në rajon. Ne dimë se ka rreziqe të sigurisë dhe fatkeqësisht mund të themi se Molldavia është në një zonë shumë të rrezikshme. Shumë shpejt do të bëhet një vit që ka filluar agresioni rus në Ukrainë, kështu që ne kemi disa periudha të vështira. Rreziku për një grusht shteti për të cilin foli zonja presidente, pretednon të prodhojë dhunë në territorin tonë, përfshi edhe dhunën e inkurajuar dhe koordinuar nga jashtë por, ne jemi të vetëdijshëm dhe të përgatitur për këtë. Është një situatë të cilën ne e vrojtojmë me kujdes.” – tha zv.kryeministri dhe njëherit ministër i jashtëm i Molldavisë, Niko Popesku.
Osmani, shtetet të respektojnë parimet e OSBE-së
Shtetet të respektojnë parimet e OSBE-së, ndërkaq kryesimi i Maqedonisë së Veriut me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë do të vazhdojë angazhimin për avansimin e demokracisë dhe sigurimin e paqes në Molldavi.
“Më vjen mirë që jam këtu dhe të marr informacione të dorës së parë nga autoritet e Molldavisë për çështje të sigurisë. Gjatë ditës, Takova presidenten dhe dua të ftojë të gjitha vendet pjesëmarrëse që të respektojnë parrimet e OSBE-së dhe udhëzimet për marrëdhënie mes shteteve. OSBE do të ndihmojë Molldavinë edhe gjatë këtij mandati ashtu siç e ka ndihmuar në 30 vitete e shkuara, që të përforcojë demokracinë dhe paqen afatgjate.” – deklaroi Bujar Osmani, kryesues me OSBE-në.
Osmani, në cilësinë e kryesuesit të OSBE-së, veç takimeve me kreun më të lartë shtetëror të Molldavisë ka takuar edhe autoritetet e Transnistrisë - Vladimir Krasnoselski dhe Kryenegociatorin e tyre kryesor, Vitaly Ignatiev.
Inkurajoi procesin e negociatave ndërmjet Qeverisë së Moldavisë dhe autoriteteve të Transnistrisë për realizimin e kornizës së dakorduar, njëkohësisht i ka dhënë mbështetje të plotë punës së Misionit të OSBE-së në Moldavi, i cili ka një rol kyç në ruajtjen e dialogut politik të udhëhequr nga OSBE-ja në formatin 5+2. (Shpëtim Nuredini, TVM2)
