Ukrainë, forcat ruse po përgatiten për ofenziva të reja
Derisa ministrat e NATO-s...

Derisa ministrat e NATO-s janë mbledhur për të diskutuar ndihmën për Ukrainën, forcat ruse po përgatiten për ofenziva të reja ndaj qytetit Bakhmut, i cili të hënën u përball me sulme të rënda me artileri në 16 vendbanime, ndërkohë që zyrtarët ushtarakë kanë thënë se fundmi po përgatiten tashmë edhe për sulme të reja tokësore.
Qyteti Bakhmut është një objektiv parësor për Presidentin rus Vladimir Putin. Kapja e këtij qyteti, do t’i jepte Rusisë një tjetër pjesë të rajonit Donetsk dhe një fitore të rrallë pas disa muajsh në disavantazh.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy tha në fjalimin e tij të mbrëmjes më 13 shkurt se është takuar gjatë ditës me komandantët ushtarakë për të diskutuar mbrojtjen e rajoneve të Donjeckut dhe Luhanskut, si dhe jugun e Ukrainës, përfshirë Odesën.
“Vëmendje e vazhdueshme i kushtohet furnizimit me armë, municione dhe gjithçka që rrit kapacitetin dhe stabilitetin për ushtarët tanë”, tha ai.
Stoltenberg: Putin nuk është i gatshëm për paqe
Sekratari i përgjitshëm Stoltenberg i cili konfirmoi zërat se një ofenzivë e re ruse ka nisur, shtoi se nuk sheh ndonjë shenjë që Vladimir Putin është i gatshëm për paqe dhe për atë arsye aleanca duhet të sigurojë armët e nevojshme që i nevojiten.
“Nuk shohim asnjë shenjë se presidenti Putin po përgatitet për paqe. Ajo që ne shohim është e kundërta. Ai po përgatitet për më shumë luftë, për ofensiva të reja dhe sulme të reja. Kjo e bën edhe më të rëndësishme që aleatët dhe partnerët e NATO-s të ofrojnë më shumë mbështetje për Ukrainën. Ne duhet të sigurojmë që Ukraina të marrë armët e nevojshme për të qenë në gjendje që të rimarrë territorin, të çlirojë tokat dhe të fitojë këtë luftë dhe të mbizotërojë si një komb sovran dhe i pavarur” – tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Ukraina për të fituar luftën, shtetet perëndimore veçse janë pajtuar që t’i japin tanke moderne, përfshirë tanket gjermane Leopard 2, por edhe artileri, makina luftarake dhe armë të tjera dhe municione.
Ministrat e mbrojtjes së NATO janë mblidhur në një takim dy ditor në Bruksel për të vendosur në lidhje me e ofrimin e avionëve luftarakë në Ukrainë si dhe i raketave me rreze të gjatë.
Më herët, Rusia ka thënë se nëse Kievi merr avionë luftarakë nga Perëndimi, atëherë shtetet e NATO-s do të ishin palë të përfshira “direkt” në konflikt”. (Gazmend Kurtishi, TVM2)
