Shqipëri, viktima e parë nga përmbytjet
06.02.2015 17:57
Në Shqipëri është regjistruar viktima e parë nga përmbytjet...

Bëhet fjalë për një 38 vjeçare nga Pogradeci, të cilën e ka marrë lumi i rrëmbyeshëm derisa po fliste në celular.
Sipas të dhënave të para, nga Policia e Korçës mësohet se viktima është identifikuar me emrin Monika Abrashi dhe fatkeqësia ka ndodhur në fshatin Vërdovë të Pogradecit.
