Botë

Zelanda e Re, pas ciklonit, trondit tërmeti me magnitudë 6.1

15.02.2023 11:23

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet masiv me magnitudë 6.1 që u ndje...

Zelanda e Re është tronditur nga një tërmet masiv me magnitudë 6.1 që u ndje në të dy ishujt veriorë dhe jugorë. Lëkundjet e frikshme u ndjenë rreth kryeqytetit të saj Ëellington në ishullin verior të mërkurën në orën 19:38 me orën lokale, rreth 50 km në veriperëndim të Paraparaumu në një thellësi prej 48 km.
 
GeoNet e klasifikoi tërmetin të fortë, i cili tronditi ndërtesat për 30 sekonda dhe u pasua nga një tjetër me magnitudë 4 vetëm  20 minuta më pas. Agjencia Kombëtare e Menaxhimit të Emergjencave të Zelandës së Re tha se nuk ka kërcënim për cunami dhe nuk raportohet për dëme të konsiderueshme.
 
Tërmeti vjen dy ditë pasi vendi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të përmbytjeve dhe dëmeve nga cikloni tropikal Gabrielle që shkaktoi 4 viktima.
 
Autoritetet po këkrojnë  qindra njerëz që u raportuan si të zhdukur si pasojë e stuhisë, e cila la më shumë se 10,000 të zhvendosur. Sistemi i stuhisë u dobësua ndërsa u largua nga rajoni të mërkurën në mëngjes, pasi arriti në tokë të dielën, duke lënë pas një shteg shkatërrimi.