Maqedoni

Zgjerimi i qeverisë me ASh-në, Besa dhe Alternativa do të votojnë kundër

15.02.2023 14:08

Alternativa dhe Besa e cilësojnë kyçjen e Aleancës për Shqiptarët në shumicën e re Parlamentare...

Alternativa dhe Besa e cilësojnë kyçjen e Aleancës për Shqiptarët në shumicën e re Parlamentare, si  tentativë për të mbuluar boshllëkun që krijoi në BDI i ashtuquajturi “Grupi i Zjarrit” e jo si përpjekje për të siguruar shumicën prej 81 deputetëtsh për ndryshimet kushtetuese. Nënkryetarët e dy partive, mbrëmë në argument në TVM 2 thanë se nuk do ta votojnë Qeverinë e re. 
 
“Çka mund të dëshmojmë ne, në qoftë se do ta votonim një garniturë të tillë politike e cila nuk është afatgjatë, që prodhon një politikë shterpe, atëherë si mund të jemi ne garantues të një procesi të një politike dështake. Proceset e këtilla të cilat gatuhen në kuzhinat e kësaj natyre që nuk dihet se ku e kanë përfundimin, nuk janë ato që do t’i mbështesë Lëvizja Besa.”, tha nënkryetarja e Lëvizjes Besa, Besa Kadriu.  
 
“Jo, ndoshta tingëllon qesharake, mirpo gjithë këtë teatër që po bëhet dita ditës po shohim edhe në Kuvend se janë në një fazë të frustrimit të brendshëm, sepse nuk arrinë t’i bindin as ata partner që i kanë brenda si partner të kualicionit. Këto nuk do të jenë në mundësi as ta votojnë një Qeveri, dhe në këtë moment ne kemi vendosur që të jemi jashtë, dhe sigurishtë se nuk do t’i votojmë.”, tha nënkryetar i partisë Alternativa, Amir Elezi.
 
Ata thonë se hyrja e ASh-së, nuk i rriti numrat e shumicës parlamentare siç u proklamua, made shumica po shkon drejt tkurrjes. Përkujtuan se vota pro ardhmërisë europiane të vendit, mund të jepet edhe duke mos qenë pjesë e pushtetit, prandaj hyrjen e ASh-së në Qeveri e shohin thjesht si përmbushje të apetiteve politike. 
 
FITIM KRYEZIU