Botë
Nicola Sturgeon jep dorëheqjen si kryeministre e Skocisë
15.02.2023 14:37
Nicola Sturgeon do të japë dorëheqjen si kryeministrja e Skocisë pas më shumë se tetë vitesh...

Gjatë fjalimit të saj, ajo tha se të jesh kryeministre e Skocisë është puna më e mirë në botë, duke theksuar se ka mbështetur vendin në ditët më të vështira por theksoi se është e rëndësishme të kuptosh se kur është momenti i duhur për t’i lënë hapësirë dikujt tjetër.
“Sot po shpall vendimin tim për të dhënë dorëheqjen si kryeministre e vendit dhe si udhëheqësë e partisë sime .Do të qëndroj në detyrë derisa të zgjidhet pasardhësi im,” tha ajo.
Sturgeon mori drejtimin e Partisë Kombëtare Skoceze nga Alex Salmond pas referendumit të pavarësisë së Skocisë në vitin 2014. SNP kishte bërë fushatë për pavarësinë e Skocisë dhe vazhdon ta bëjë këtë. Sturgeon tha se i ka cilësuar zgjedhjet e ardhshme në Mbretërinë e Bashkuar si një tjetër “referendum de facto”. Sturgeon tha në konferencën e partisë në Perth të vitit 2014 se udhëheqja e partisë ku ajo iu bashkua si adoleshente ishte privilegji më i madh i jetës së saj.
